TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndonëse numërimi nuk ka përfunduar, por kryeson me 400 vota plus, Fisnik Qosja i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka shpallur fitoren në qytetin e Kavajës.
Në një deklaratë për mediat ai u shpreh entuziast për fitoren, duke theksuar se edhe pse një betejë e vështirë ia doli pasi kishte në krah mbështetjen qytetare.
Ai tha se kundër kishte makinerinë e pushtetit, por ia doli mbanë falë mbështetjes qytetare.
“Ishte fitore e mundimshme, por qytetarët ma bënë më të lehtë se kurrë. Unë kundër nuk kisha asnjë, kisha pranë qytetarët e Kavajës. Unë kisha kundër vetëm një gjë, makinerinë e pushtetit. Por qytetarët e Kavajës nuk i bën balla as makineria e pushtetit dhe as e njeriut për të drejtuar Kavajën aty ku duan ata”, tha Qosja duke theksuar se “do punoj ditën e natë. Do jem në shërbim të tyre 24 orë”.
I pyetur nëse do të punojë për bashkimin e PD, ai tha “po, pasi PD-në e kam si shtëpinë time”.
Ai deklaroi më tej se për të mirën e qytetarëve do t'i shtrijë dorën edhe qeverisë.
“Për të mirën e qytetarëve të Kavajës do t'i shtrij dorën çdo njeriu, çdo institucioni gjithashtu edhe qeverisë”, tha Qosja.