AKTUALITET, 16 Shtator 2025, 14:38

Opozita braktisi seancën dhe s’votoi ndryshimet në rregullore, Berisha: Fillim dramatik nga individë që janë përfaqësues të karteleve të drogës e korrupsionit

Opozita braktisi seancën dhe s’votoi ndryshimet në rregullore,

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Grupit Parlametar në selinë blu pasi opozita braktisi seancën në momentin e votimit të ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit, theksoi se ky ishte një fillim dramatik sipas tij nga “individë që janë përfaqësues të karteleve të drogës, korrupsionit dhe vjedhjes së shqiptarëve”.

Berisha u shpreh se ndryshimet që iu bënë komisioneve hetimore parlamentare përbëjnë një akt flagrant dhe se ngushtojnë hapësirat e komunikimit të opozitës në ndërkombëtarët.

“Pa diskutim Komisioni i Integrimit ishte komisioni në të cilën opozita do të paraqiste të gjithë qëndrimet e saj në interes të procesit të integrimit”, tha kryedemokrati.

Sali Berisha: Ndryshimet që iu bënë komisioneve përbëjnë një akt flagrant, ngushtojnë hapësirat e komunikimit të opozitës në ndërkombëtarët

Ishte një fillim dramatik dhe nuk mund të ishte ndryshe nga individë që janë përfaqësues të karteleve të drogës, korrupsionit dhe vjedhjes së shqiptarëve,

Të vendosësh një parlament dhe jetën e tij në shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe rregullores është një akt madhor, i papërgjegjshëm, është një atentat i rëndë ndaj rendit kushtetues të vendit, kushtetutshmërisë dhe shtetit ligjor.

Është një dëshmi tjetër e zëvendësimit në këtë vend të shtetit ligjor me narkoshtetin.

Në këtë kontekst unë e dënoj me forcën më të madhe një akt të tillë, një fillim të tillë dhe ndryshe nuk mund të ishte nga ky grup njerëzish.

Imagjinoni ju se çfarë janë të aftë të bëjnë. U shkel Kushtetuta, u shkel rregullorja e parlamentit, institucionit më të rëndësishëm pas Kushtetutës në Shqipëri.

Është institucioni numër 1 kushtetues i vendit dhe rregullorja e tij është ligji më i rëndësishëm pas Kushtetutës.

U proceduar në mënyrë antikushtetuese dhe antirregullore.

Por edhe me ndryshimet që iu bënë komisioneve përbëjnë një akt flagrant të ngushtojnë hapësirat e komunikimit të opozitës në komunitetin ndërkombëtar.

Pa diskutim Komisioni i Integrimit ishte komisioni në të cilën opozita do të paraqiste të gjithë qëndrimet e saj në interes të procesit të integrimit.