AKTUALITET, 22 Shtator 2025, 10:48

Operacioni/ Trafik armësh nga Shqipëria në Angli, arrestohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim! Pistoleta e ndarë në pjesë ishte fshehur brenda një televizori

Operacioni/ Trafik armësh nga Shqipëria në Angli, arrestohet

Ka rënë në prangat e policisë, 20-vjeçari i shpallur në kërkim për trafik armësh nga Shqipëria në Angli.

NJOFTIMI

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 vunë në pranga shtetasit:
•R. A., 20 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit J. S. dhe S. M. (të arrestuar ditën e djeshme), kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri, të cilën e kishin ndarë në pjesë të fshehur brenda një televizori, me qëllim dërgimin në Angli.