TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë ka përshëndetur zyrtarisht marrjen e detyrës nga Kryeministri Edi Rama dhe kabineti i tij i ri qeveritar pas betimit të premten në Presidencë. Në një reagim në rrjete sociale, delegacioni i Unionir shprehet se me përpjekje të vazhdueshme, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz, përmbylljen e negociatave deri në vitin 2027.
“Urime Kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë ministrave për marrjen e detyrës. Me një përpjekje të qëndrueshme për të miratuar dhe zbatuar reformat e nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në BE deri në fund të vitit 2027. Ne pritje për të punuar me të gjithë aktorët shqiptarë për të arritur këtë moment historik, në të mirë të qytetarëve shqiptarë.”, thuhet në reagim.
