AKTUALITET, 21 Shtator 2025, 20:18

Detaje/ Theu arrestin shtëpiak, arrestohet Valter Bami: Po lëvizte me një vajzë në makinë, u pikas nga policia rrugore

Detaje/ Theu arrestin shtëpiak, arrestohet Valter Bami: Po lëvizte me

Policia ka arrestuar Valter Bamin, pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ai po shoqërohej nga një vajzë në momentin që u pikasën nga policia rrugore.

Valter Bami së bashku me shoqëruesen, e cila po drejtonte makinën, u ndaluan tek rrethrrotullimi i luleve në Elbasan.

Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se personi që ndodhej në makinë ishte Valter Bami, i cili është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Pas kësaj ai u shoqërua në Policinë e Elbasanit për të vijuar me procedurat e tjera.

Valter Bami mbetet një nga personat e dyshuar për përfshirje në atentatin e ndodhur në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ramazan Sino.