AKTUALITET, 21 Shtator 2025, 19:38

Dyshimet/ Funksionarja e ministrisë së Brendshme dhunohet nga bashkëjetuesi, arrestohet 41-vjeçari

Dyshimet/ Funksionarja e ministrisë së Brendshme dhunohet nga

Policia ka arrestuar dje M.T, drejtor i një OJQ me status këshillimor, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, A.B, e cila mban postin e drejtoreshës në një institucion. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-arrestuan shtetasin M. T., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij”,- njoftuan blutë.

Lidhur me këtë ngjarje, policia reagoi edhe ditën e sotme, duke përgënjeshtruar pretendimet e disa mediave se rasti nuk u raportua për publikun.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se është mbajtur e fshehtë nga ana e Policisë arrestimi i shtetasit M. T., ju informojmë se:

Më datë 16.09.2025, në përmbledhjen ditore ndodhet njoftimi i dhënë për media, i cili gjithashtu është pasqyruar në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë”,- njoftoi sot policia.