AKTUALITET, 21 Shtator 2025, 21:27

VIDEO/ Xhubleta shqiptare për herë të parë në Oktoberfest, Rama shpërndan pamjet e paradës: Shkëlqeu. Format e saj, unike

VIDEO/ Xhubleta shqiptare për herë të parë në

Për herë të parë, veshjet tradicionale shqiptare u parakaluan në Oktoberfest, një nga festat më të njohura në botë.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video teksa merrnin pjesë në këtë festë, ku shkruan se Xhubleta shqiptare shkëlqeu gjatë paradës.

“Parakalimi i veshjeve tona tradicionale për herë të parë në Oktoberfest, një nga festat më popullore në botë, ku Xhubleta shqiptare shkëlqeu me format e saj unike.”

VIDEO/ Xhubleta shqiptare për herë të parë në

Ngjarja shënon një prezantim të veçantë të kulturës shqiptare në një festival ndërkombëtar, duke theksuar bukurinë dhe origjinalitetin e xhubletës si pjesë të trashëgimisë kulturore të vendit.