AKTUALITET, 21 Shtator 2025, 21:58

"Jam në hasmëri"/ U ndalua nga policia në Elbasan, lihet i lirë vëllai i Durim Bamit: E ka shlyer masën “arrest shtëpie”

"Jam në hasmëri"/ U ndalua nga policia në Elbasan,

Valter Bami, vëllai i Durim Bamit të njohur për drejtësinë, u ndalua sot nga policia e Elbasanit gjatë një kontrolli rutinë në qytet. Burime policore bënë të ditur fillimisht se ndalimi lidhej me dyshimin se ai kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Menjëherë pas ndalimit, Bami u shoqërua në Drejtorinë Vendore të Policisë së Elbasanit për verifikime.

Burime për A2 CNN konfirmuan më vonë se pas kontrollit rezultoi se Valter Bami e kishte shlyer tashmë masën e arrestit shtëpiak dhe nuk ishte më nën këtë masë sigurie. Për këtë arsye, ai është lënë i lirë. 

Disa ore me pare, punonjësi i qarkullimit rrugor gjatë rutinës së punës, ndalojnë një mjet tip Audi i drejtuar nga shtetasja E. S, ku pasagjer ishte Valter Bami.

Bami i ka kërkuar të mos e vononte me kontrollin pasi ishte në hasmëri.

Pas identifikimit të plotë nga punonjësi i policisë rrugore të Elbasanit, ai e ka shoqëruar për në drejtorinë vendore të policisë Valter Bamin, shtetasin me iniciale E. S dhe mjetin tip “Audi”.