AKTUALITET, 25 Korrik 2025, 18:14

Oferta mbetet e lartë në treg, Euroja zhvlerësohet në raport me lekun

Oferta mbetet e lartë në treg, Euroja zhvlerësohet në raport

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten euroja preku nivelin më të ulët në raport me lekun që prej fillimit të vitit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet sot me 97,42 lekë, ose  0,12 lekë më pak se një ditë më parë. Ndërkohë dollari amerikan ka forcuar lehtë pozitat me me 0,02 lekë duke u këmbyer me 83,00 lekë.

Sipas aktorëve të tregut oferta në euro në tregun vendas është e lartë, ndërsa kërkesa vijon të jetë e dobët çka ka lëvizur treguesit e këmbimit.

Ata parashikojnë që euroja të mbetet e dobët si rrjedhojë e efekteve sezonale, të prurjeve të shtuara në valutë nga turistët, që pritet të kulmojnë javën e ardhshme kur nis dhe muaji gusht.