TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-deputeti Aldo Bumçi deklaroi në protestën e opozitës se kryeministri Edi Rama zhyti vendin në mjerin dhe “detyroi shqiptarët të largohen si sirianët”.
Para protestuesve, ish-deputeti akuzoi kryeministrin se “tentoi të vrasë opozitën”, referuar skandalit me ish zyrtarin e FBI, Charles McGonigal.
“Edi Rama e zhyti Shqipërinë në mjerim dhe pasiguri vendi me papunësinë më të madhe rinore me pensione dhe rrogat më të ulëta, taksat më të larta, çmimin më të lartë për naftë, Rama i detyroi shqiptarët të largohen si sirianët. Ky vend ka nevojë për shpresë dhe sot secili prej jush që ka dalë në shesh është shpresë për mijëra të tjerë, shpresa fillon sot në këtë shesh falë jush qytetarëve të lirë që nuk u nënshtruat, nuk u shitën dhe nuk pranuat lavazhin e trurit të mediave të korruptuara.
Po zbatohet një projekt i turpshëm qeverisja e keqe është vetëm gjysma e së keqes, Rama i tha shqiptarëve unë qeveris keq po unë ju shantazhoj. Rama arriti deri atyre sa të vrasë opozitën, në 2023 në një vend anëtare të NATO-s, të ketë një projekt për të vrarë opozitën ky është turpi i atyre që donin të vrisnin opozitën, po prej jush ka shpresë ju gjetët forcën dhe ja ku jemi të pamposhtur ne do të fitojmë prandaj Edi Rama largohu ke 1001 arsye për të dhënë dorëheqjen përndryshe do të përballesh me të vetme mënyrë për të të larguar, zemërimin nuk do të gjejë qetësi ne do të fitojmë“, tha ai.