TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili do të hetohet për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë, konkretisht për një apartament.
Ndërkohë, për dy apartamente dhe një garazh, GJKKO tha se SPAK nuk ka gjetur prova të mjaftueshme.
SPAK ka vendosur të sekuestrohen pasuritë e ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, pasuritë e ish-gjyqtarit të Gjykatës se Lartë, Shkëlzen Selimi, pasuritë e ish gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.
SPAK zbuloi nga hetimi penal të dhëna që ish gjyqtarët kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur.
Kujtojmë që ish kreu i Gjykatës Kushtetuese dhe dy ish-gjyqtarët u shkarkuan pas procesit të vetingut.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte regjistruar në datën 7.5.2020 procedimin penal nr.137 për veprën penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.