AKTUALITET, 10 Maj 2022, 14:45

Rama pas takimit me Thaçin në Hagë: U çmalla, ishte në top formë, lufta çlirimtare e Kosovës s’rishkruhet

Rama pas takimit me Thaçin në Hagë: U çmalla, ishte

Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit me Presidentin Hashim Thaçi në Hagë.

“Ishte një çmallje e nevojshme. Presidentin Thaçi e gjeta në top formë”, tha Rama.

Sipas kryeministrit shqiptar, “të gjithë ne jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet e as nuk mund kurrsesi të futet në korniza të tjera”.

“Kur e kam takuar para se të vinte këtu që ishte një rrugë e pashmangshme për të provuar katërcipërisht para drejtësisë pastërtinë e plotë të luftës çlirimtare dhe natyrisht edhe pastërtinë e idealit të luftëtarëve dhe udhëheqësve të UÇK-së.

Nuk ka shumë për të thënë, natyrisht që të gjithë ne jemi të bindur se lufta çlirimtare e Kosovës nuk mund të rishkruhet e as nuk mund kurrsesi të futet në korniza të tjera se ajo është tanimë e futur në kornizën e artë të heroizmit, sakrificave, gjakut të dhënë e të gjitha përpjekjeve që kanë vijuar më tej për Kosovën e lirë demokratike e sovrane”, tha Rama.