AKTUALITET, 10 Maj 2022, 15:06

Ishte dëmtuar nga tërmeti, shembet me tritol pallati 6-katësh në Durrës (Video)

Ishte dëmtuar nga tërmeti, shembet me tritol pallati 6-katësh

Një pallat i vlerësuar me dëme të konsiderueshme të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, u shemb me shpërthim të kontrolluar.

Nga shpërthimi nuk raportohet për probleme dhe dëmtime anësore. Banorët e lagjes 13 në Durrës janë lajmëruar dje nga ana e IKMT-së, që sot ora 12:00 deri në orën 16:00 të dalin nga shtëpitë, si dhe të lënë dritaret hapur dhe të ulin televizorët dhe çdo gjë tjetër në tokë.

Shembja e pallatit u bë me shpërthim të kontrolluar me lëndë eksplozive nga forcat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe ato të Durrësit si dhe nga forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes.