TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata nuk ka vendosur sot, por e ka shtyrë për nesër masën e sigurisë për Ajas Sulejmanin, shoferi që përplasi foshnjën e mitur dhe prindërit e saj te rruga Kavajës.
Ajas Sulejmani i ka qëndruar deklarimeve të tij fillestare se “nuk pata qëllim të ikja, kisha vajzën e mitur në makinë dhe shkuam në spital”.
Sulejmani ka deklaruar në gjyq se “atë moment nuk më mbajtën, s’di çfarë ndodhi!”
Burimet për Panorama thanë se policia ende nuk e ka gati aktin e ekspertimit të aksidentit.
Personi që shkaktoi aksidentin e frikshëm, teksa hyri me të kuqe dhe përplasi çiftin bashkë me foshnjën e tyre, u vu në pranga menjëherë pas aksidentit.
Ndër të tjera, Policia i ka vendosur një gjobë mbi 1 milion lekë të vjetër dhe i ka hequr patentën për 2 vjet.
Në gjobën e bërë publike nga Policia e Tiranës vërehet edhe nënshkrimi i shoferit, i cili shkruan në fletën e ndëshkimit: Nuk jam dakord!
Ai është marrë në pyetje nga ana e oficerit të Policisë Gjyqësore, ku ka mohuar se ka qenë nën efekte droge apo alkooli, por po nxitonte pasi kishte vajzën 5 vjeçe të sëmurë dhe donte ta çonte në spital.
Mësohet se ai i ka thënë Policisë se “ika të lija vajzën në spital dhe nuk u largova nga vendi i ngjarjes”.
Në fakt, Ajas Sulejmani u kap në një spital privat nga ana e Policisë, ku ai dëshmoi:
“Kalova në anën tjetër të rrugës së Kavajës, mora një njeriun tim me makinë që të më çonte me vajzën në spital”.
Në fakt ende nuk dihet se çfarë ka dëshmuar personi që ishte në mjet me Sulejmanin dhe po ashtu Policia nuk bën me dije nëse në momentin e arrestimit të tij në spitalin privat, ai e kishte të bijën me vete, siç edhe pretendon.