TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një miting në Kurbin, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, mbajti një fjalim me tone të forta kombëtare dhe politike, ku theksoi se lideri historik i PD-së, Sali Berisha, do të rrëzojë më 11 maj “regjimin e rilindjes”, ashtu siç rrëzoi diktaturën në vitin 1992.
“Doktor, mirëserdhe në Kurbin, duke sjellë shpresën për ndryshim. Do t’i japim fund lëngatës, për t’i dhënë fund grabitjes,” tha Gjekmarkaj përballë një turme të mbledhur në qendër të qytetit, ku e pranishme ishte edhe figura simbol e opozitës.
Ai theksoi se shqiptarët janë ngritur në revoltë ndaj mjerimit dhe padrejtësisë, dhe se më 11 maj do të votojnë për ndryshim:
“Nuk jemi popull argatësh, por bij shqiponjash. Shqipëria është rebeluar ndaj mjerimit. Në vend që të na thyente, qeveria është duke u rrëzuar nën peshën e gënjeshtrave dhe vjedhjeve.”
Në një retorikë të ngjashme me atë të vitit ‘90, Gjekmarkaj u shpreh se Berisha është i thirrur nga historia për një mision të ri:
“Doktor, pesha e kryqit po bie mbi ju për të rrëzuar narkodiktaturën. Mbajeni mbi supe kryqin dhe na prini drejt fitores, siç keni bërë edhe më parë.”
Ai mbylli fjalën me një thirrje për bashkim rreth PD-së dhe vlerave të saj historike:
“Ne jemi PD dhe kemi një trashëgimi. Kemi Sali Berishën, që sot më shumë se kurrë i duhet Shqipërisë.”