AKTUALITET, 2 Maj 2025, 17:15

Zgjidhet Drejtoresha e re e Përgjithshme e Policisë Bashkiake. Kush është Elona Lalaj

Zgjidhet Drejtoresha e re e Përgjithshme e Policisë Bashkiake. Kush

Sot, në ambientet e Policisë Bashkiake të Tiranës, Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, pati nderin të prezantojë Drejtoreshën e re të Përgjithshme të Policisë Bashkiake, Elona Lalaj.

Lalaj merr këtë detyrë pas një karriere të suksesshme në radhët e Policisë së Shtetit.

Ajo sjell me vete një eksperiencë të madhe dhe një angazhim të jashtëzakonshëm për forcimin e rendit dhe sigurisë në kryeqytet, por mbi të gjitha ofrimin e një shërbimi sa më cilësor për qytetarët.