AKTUALITET, 2 Maj 2025, 19:38

“Jemi të dy çuna problematikë”, Noizy i kërkon t’i shtrojë rrugën e fshatit të tij, Rama: Do i vëmë emrin e tij. Do marrësh Lamborghinin dhe...

“Jemi të dy çuna problematikë”, Noizy i kërkon

Reperi i njohur Noizy pati një kërkesë për kryeministrin Edi Rama, për të shtruar një rrugë të fshatit të babait të tij në Dibër.

Teksa i premtoi se rruga e fshatit Lubalesh do shtrohej, Rama i vuri një kusht Noizyt teksa i kërkoi kryetarit që asaj rruge t'i vihet emri "Rruga e Noizit".

"Sot nuk ka ardhur si këngëtar këtu, se nuk këndoi as live. Ka ardhur për një arsye tjetër, se i thosha unë, jemi shokë me Noizyn si dy çuna problematikë që jemi, i thoja o Noiz pa e bë atë Lamborghinin tat me shku plumb pushke deri në Peshkopi, nuk e lej këtë punë. Noizy çonte drona e disa makina të lodhura dhe kishte hall se i prishej Lamborghini. Qëkur ka dal nga barku i nanës, ka marrë atë pjesën e dibranëve, ti shef këtej, e ke ngrënë andej. Ja ku je sot, Lamborghinin e ke aty. Ti do marrësh Lamborghini do futesh nga rruga e Maqellarës", tha Rama.