AKTUALITET, 2 Maj 2025, 19:02

"Hajredin Pasha o po i bien o Radikës...", Rama ulet këmbëkryq me Noizyn në Peshkopi

 

"Hajredin Pasha o po i bien o Radikës...", Rama ulet

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Peshkopi për mitingun e radhës elektoral të 11 majit.

Përpara marrjes së fjalës, këngëtarët Altin Sulku dhe Noizy kënduan disa këngë, përfshi edhe kolonën zanore të fushatës socialiste.

Në një moment Rama, Noizy, Blendi Klosi dhe Altin Sulku u ulën këmbëkryq teksa Altin Sulku këndonte këngën e Hajredin Pashës.

Më herët, kryeministri Rama ishte sot në Burrel, së bashku me drejtuesin politik të PS për Dibrën, Blendi Klosin.