TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Burrel për takimin e radhës elektoral me socialistët për zgjedhjet e 11 majit.
Rama gjatë fjalës nuk la pa ironizuar partitë e reja që kërkojnë zgjedhje të parakohshme në një kohë kur Shqipëria sipas tij është prag hyrjes në BE. Më tej shigjetoi dhe Berishën pasi “nuk lë gjë pa thënë” për vendin me liderët e PPE në Valencia. Sakaq, Rama iu kthye sërish grave që e kuptojnë më mirë pozicioni historik të Shqipërisë prag hyrjes në BE dhe rëndësinë e votës për PS-në.
"Janë nga e njëjta farë që polli ndjesë pastë LSI-në ç’na duhen këto fara që pa dalë akoma, që thonë nëse e kemi në dorë, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Çfarë halli kemi ne dhe çfarë fati kemi në dorë që të përmbyllim proceset në 2027. Kemi një buf kënete nga njëra anë, me gjithë liderët atje të PPE dhe nuk lë gjë pa thënë për vendin e vet sikur vjen nga një diktaturë afrikane. Dhe këta të tjerët. Duhet të mbyllim negociatat dhe të përmbushet profecia e Gjergj Kastriotit dhe na përcaktoi fatin tonë, në perëndim dhe jo në lindje.
Keni pa ndonjë gru që lu domino? A keni pa? Skam gjë kundër domino. Por nuk mund të luajmë në domino fatin e Shqipërisë më 11 maj. Më vjen shumë mirë, kur thosha do vijë dita ku Dibra do bëhet jastëku i gjelbër i Tiranës, dibranët më shihnin me atë të pamen e vet edhe më tallnin. Prandaj them kush jeton në këtë zonë 5 vjet kohë ka që ti bëjë yzmet pronave. Kur të hyjmë në BE të gjitha do dyfishohen. Do vijë koha kur këtu do shkojë 5 euro. Gjenerata tjetër do jetojë në një zonë që të ishte njësoj si Zvicra.", tha ai.