AKTUALITET, 14 Mars 2025, 21:08

Nuk iu bind urdhrit të ndalimit të policisë, aksident i trefishtë në Vlorë

Nuk iu bind urdhrit të ndalimit të policisë, aksident i

Një automjet tip ML, me ngjyrë të zezë, nuk i është bindur urdhrit të ndalimit nga policia dhe ka shkaktuar një aksident zinxhir.

Nuk iu bind urdhrit të ndalimit të policisë, aksident i

Në përpjekje për t’u larguar, ai ka goditur dy makina, duke përfshirë edhe një mjet të Policisë së Burgjeve, të cilin e ka nxjerrë nga rruga. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që automjeti të godasë edhe një shtyllë ndriçimi.

Autoritetet janë në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit.