AKTUALITET, 10 Tetor 2022, 17:34

“Lokalet”/ Nga Nard Ndoka tek Adriatik Alimadhi dhe Kujtim Gjuzi, Berisha takim me aleatët nga partitë jo parlamentare

“Lokalet”/ Nga Nard Ndoka tek Adriatik Alimadhi dhe Kujtim Gjuzi,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar sot në një takim aleatët e partive jo parlamentare.

Mësohetse në takim janë ftuar Nard Ndoka, Sali Shehu, Ekrem Spahia, Adriatik Alimadhi, Kujtim Gjuzi dhe Kostaq Papa, të cilët janë paraqitur në selinë e PD.

Kujtojmë se sot pas ftesës së Berishës për të dalë me një kandidat për zgjedhjet lokale, erdhi dhe një reagim pozitiv nga grupi i Alibeajt.

Ky i fundit pohoi se ishin të gatshëm që të diskutonin për të dalë me kandidatë të përbashkët, në interes të PD dhe opozitës, kundër qeverisë Rama.