AKTUALITET, 2 Gusht 2022, 22:40

“Nuk e vrau varka por shteti”- Në rrjetet sociale njoftohet data për protestë

“Nuk e vrau varka por shteti”- Në rrjetet sociale njoftohet

Qytetarët janë organizuar në rrjetet sociale dhe kanë njoftuar datën e protestës në Tiranë, pas ngjarjes tragjike të Himarës, ku një 7-vjeçare u vra pas goditjes nga një mjet lundrimi që drejtohej nga komisari i policisë Arjan Tase.

Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale thuhet se të enjten, 4 gusht, do të protestohet para Ministrisë së Brendshme me moton “Nuk e vrau varka, por shteti”.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, si përgjegjës direkt për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ndërkohë thirrjes për protestë i është bashkuar edhe Partia Demokratike.

“Partia Demokratike inkurajon çdo demonstrim civil dhe u bashkohet në indinjatë, të gjithë atyre shqiptarëve që zgjedhin çdo formë proteste, që nga statuset në rrjete sociale, te vigjiljet e solidaritetit dhe daljet publike të unifikuara, për tragjedinë e familjes Avdia, që humbi vajzën 7-vjecare. Protestat kundër dorës së shtetit që mbyll sytë e fëmijëve janë zëri i të gjithë të dhunuarve nga ky pushtet që nga thirrja ‘nuk keni parë gjë akoma!“, njofton zyra e shtypit e PD. 

“Nuk e vrau varka por shteti”- Në rrjetet sociale njoftohet