TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Himarë, ku një vajzë 7-vjeçe u përplas për vdekje nga një mjet lundrues, i cili drejtohej nga oficeri i policisë, Arjan Tase.
Meta kërkoi nga Policia e Shtetit që të merren masat e menjëhershme në lidhje me sigurinë në plazhe, pasi gjendja është tepër emergjente.
"A mendoni ju se ai që vrau Klodian Rashën do të ishte para drejtësisë nëse nuk do të reagonte opinioni publik. Jo dhe mund të ishte graduar pasi vrau një person me armë. Ngjarje të rënda që kanë ndodhur brenda policisë në Tiranë, ku policë me policë qëllohen me njëri tjetrin. }farë tregon kjo? Tregon që shteti ka rënë!
Policia nuk është në shërbim të popullit, por përdoret si instrument për të shtypur. Kemi parë se si rrëmbehen gjatë protestave të shoqërisë civile të rinj dhe të reja nga civilë me kapuç.
Kemi parë dhe shohim se si policia tolerohet në ngjarje të tilla pasi përdoret si një instrument për vjedhjen e zgjedhjeve dhe për të siguruar rrugë-kalimin e klaneve të preferuara të drogës.
Kemi raste shumë të rënda, si helikopter në Vermosh që nuk jepet asnjë sqarim. Prandaj është koha të reagohet me forcë dhe t’i jepet fund përdorimit të policisë si instrument shtypës.
Nuk jemi popull për tu shtypur nga askush dhe aq më tepër nga policia që paguhet me taksat e qytetarëve. Nuk kemi fëmijë për të humbur nga kjo ka arrogancë. Duhen masa të menjëhershme që të rikthejnë besimin mes policisë dhe popullit", tha Meta.