TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia Kufitare e Portit Sarandë ka ndërmarrë aksion duke bllokuar mjetet lundruese me shkelje, pa dokumentacionin përkatëse dhe që po bëhen shqetësim për pushuesit.
Pas tragjedisë në Potam, policia kufitare e portit Sarandë ka marrë masa duke mos lejuar asnjë mjet lundrues, gomone, skaf, apo motoskaf ne brigjet e Sarandës.
Policia Kufitare e Portit Sarandë ka bllokuar tre motoskafe, që lundronin pranë bregut.
Më konkretisht u bë i mundur bllokimi i dy "Jet-Ski"-ve në pronësi të shtetasit R.C., dhe një "Jet-Ski" në pronësi të shtetasit R.H.
Gjithashtu në fazë verifikimi janë edhe dhjetëra mjete të tjera lundruese, ku janë duke u kryer kontrolle mbi dokumentacionin e tyre.