TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministria ka zbardhur takimin mes kreut të qeverisë, Edi Rama dhe Presidentit të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier ditën e sotme në Berlin.
Temë e diskutimit ishte integrimi europian i Shqipërisë ku u vendos theksi në mbështetjen e Gjermanisë ndaj vendit tonë.
Gjithashtu i diskutua edhe agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe pasojat që ka sjellë për dy vendet.
Ata vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shprehën angazhimin për thellimin e tyre të mëtejshëm.
Rama dhe Steinmeier dakordësuan vijimin e bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, në fusha me interes të ndërsjellë.