AKTUALITET, 11 Prill 2022, 18:17

Aqif Rakipi në listën e zezë të SHBA, Basha: Një nga mekanizmat e masakrës zgjedhore, bleu vota për Ramën dhe tjetërsoi vullnetin e shqiptarëve

Aqif Rakipi në listën e zezë të SHBA, Basha: Një nga

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar për herë të parë për sanksionet e SHBA për Aqif Rakipin.

“Bashkë me Tom Doshin dhe Vangjush Dakon, Rakipi është një nga mekanizimet e masakrës zgjedhore. Një nga individët siç e tregon dhe SHBA, që ka blerë vota për hesap të Edi Ramës.

Janë njerëz që me anë të blerjes së votave, kanë tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. S’duhet të harrojmë pavarësisht mekanizmat e 25 prillit.

Diferenca mes Edi Ramës dhe Opozitës ishte e barabartë me dy mandatet që mblodhi Aqif Rakipi", tha Basha.