AKTUALITET, 21 Gusht 2022, 18:17

Një person shkon i plagosur me thikë në qytetin e Vlorës, dyshimet e para

Një person shkon i plagosur me thikë në qytetin e Vlorës,

Një 88-vjeçar është paraqitur në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore i plagosur me thikë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se i moshuari ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëdëmtuar me thikë. Bëhet me dije se i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në spitalin e Vlorës, është paraqitur për ndihmë mjeksësore shtetasi B. L., 80 vjeç, i cili dyshohet se në kushte depresioni, në banesën e tij, është vetëdëmtuar me një mjet prerës (thikë) dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.