TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas ngjarjes së Gramshit ku u plagosën dy ushtarët shqiptarë nga tre shtetas rus dhe kapjes së shtetasve çekë duke filmuar në tunelin e Uzinës së Armëve në Poliçan, të tjera detaje kanë dalë në dritë nga veprimtaria e shumë blogerëve dhe vlogerëve të huaj në Shqipëri.
Ndërkohë që shtetasit rusë janë marrë në pyetje, në Poliçan ditën e sotme u kapën shtetaset P. B., 38 vjeçe dhe M. M. (G), 34 vjeçe, me kombësi çeke, të cilët janë konstatuar larg tuneleve të uzinës me aparat fotografik dhe dy burrat e tyre janë konstatuar brenda ambienteve. Ky nuk është rasti i parë që shtetasit e huaj futen në Uzinën e Poliçanit për të fotografuar ambientet e brendshme.
Në një video që është publikuar në You Tube, më 6 shkurt 2020 tregohet momenti kur dy shtetas të huaj futen natën brenda Uzinës së Poliçanit. Ata kanë zgjedhur natën për të shmangur rojet që ruanin objektin. Siç duket edhe në video të dy djemtë, futen brenda uzinës nga të çarat e murit, ndërkohë para se të futen kanë parë vendet përreth, ku dhe kanë gjetur mënyrat për t’u futur pa rënë në sy.
Pasi futen me kamera dhe disa mjete të tjera, ata kontrollojnë të gjithë ambientet e uzinës ku kanë filmuar deri në detaje. Brenda uzinës ata kanë filmuar municione, armë, plumba, makineri që prodhonin plumba granatahedhës, etj.