AKTUALITET, 21 Gusht 2022, 17:05

Aksident në Pogradec, plagosen dy persona

Aksident në Pogradec, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku për pasojë ka mbetur dy të plagosur.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Pogradecit ku po merr mjekimin e nevojshëm dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit

Njoftimi i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 21.08.2022, rreth orës 15:10, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leshnicë, janë përfshirë në një aksident rrugor dy automjete tip "Volkswagen" me drejtues respektivë shtetasit G. B. dhe shtetasin L. M.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi, shtetasi G. B. dhe djali i tij i mitur pasagjer në mjet, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Pogradecit. Me drejtuesin tjetër po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.