TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë pritet t’i rikthehen nesër jetës parlamentare. Në orën 16:00 të së hënës do të mbahet seanca e parë për sesionin e katërt të parlamentit.
Kjo seancë pritet të jetë ceremoniale, ku fillimisht fjalën do ta mbajë kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla e cila do të bëjë edhe një bilanc të sesionit që lamë pas dhe sfidat e sesionit të ri. Po ashtu fjalë përshëndetëse do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare.
Në këtë sesion pritet të hapet procedura për Avokatin e Popullit, proces të cilin palët politik nuk e përfunduan në fund të vitit të kaluar.
Ndalimi i spiunëve në funksionet publike është një tjetër pikë që pritet të shqyrtohet. Çështje e cila i ka kaluar komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore.
Dy nisma të tjera që janë artikuluar në publik nga qeveria janë amnistia fiskale dhe pasaportat e arta. Të dyja janë kundërshtuar nga organizmat ndërkombëtare, por shumica socialiste shprehet e vendosur për t’u dhënë jetë të dyja iniciativave.
Parlamenti pritet të shqyrtojë edhe ligjin për dekoratat, të kthyer dy ditë më parë nga presidenti Begaj.
Në këtë sesion të ri parlamentar pritet të mos mungojnë as debatet mes të dyja kaheve, pak muaj përpara garës elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 majit.