AKTUALITET, 15 Janar 2023, 16:39

Sulmi në Dnipro të Ukrainës, Xhaçka: Komanda ruse të mbajë përgjegjësi. Taktikat e tyre, terroriste

Sulmi në Dnipro të Ukrainës, Xhaçka: Komanda ruse të

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, me anë të një postimi në Twitter ka reaguar në lidhje me sulmin e fundit të Rusisë ndaj Ukrainës, në qytetin e Dnipros ku një bllok apartamentesh u godit nga raketat.

Xhaçka shkroi se ky është një tjetër krim i urryer lufte nga Rusia, strategjitë e së cilës në Ukrainë e cilësoi si më ë ngjashme me ato të një organizate terroriste sesa të një vendi modern.

“E tmerruar nga numri i të vdekurve nga sulmi rus me raketa kundër një blloku apartamentesh në Dnipro. Një tjetër krim i urryer lufte nga një Rusi, strategjitë dhe taktikat e së cilës në Ukrainë janë më të ngjashme me ato të një organizate terroriste sesa ato të një vendi modern dhe anëtari i përhershëm i Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Këto krime nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar. Ne duhet të punojmë të gjithë së bashku për të garantuar që i gjithë zinxhiri i komandës ruse të mbahet përgjegjës për këto krime barbare. Ne qëndrojmë me Ukrainën”, shkroi ajo në Twitter.