TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Andrea Dervishi, 43-vjeçari i cili mbeti i bllokuar në kanionet e Gramshit që prej ditës së djeshme, ka rrëfyer eksperiencën e tmerrshme.
Në një prononcim për News24, ai tregon se si mbeti i bllokuar, teksa shton se ndezi zjarr për të përballuar të ftohtin.
Ai ka një mesazh për të gjithë të apasionuarit pas natyrës, që të marrin masa përpara se të ndërmarrin aventura të tilla.
“Më pëlqen natyra. Ngecëm aty. Zbritëm poshtë, nuk kishim mundësi të ngjiteshim. Lartësia ishte diku te 500 metra. Isha 200 metra në thellësi dhe mbeta aty. Njoftova policinë. Ndeza zjarr për t’u ngrohur. Erdhi alpinisti. Ishte shumë e frikshme.
Falenderoj policinë e Gramshit, zjarrfikëset dhe RENAT, i falenderoj se nuk do të dilja gjallë. E përballova me zjarr të ftohtin. E mendoni dy herë nëse shkoni në të tilla terrene. Nuk do të shkoja përsëri atje, ishte tmerr i vërtetë’, u shpreh ai.