TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë ndërprerë kërkimet për gjetjen e mjetit që dyshohet se ka rënë në ujërat e lumit Seman mëngjesin e sotëm.
Mësohet se, pas rreth katër orë kërkimesh pa ndërprerje, polumbaët e RENEA nuk kanë mundur të gjejnë asnjë shenjë të mjetit.
Kujtojmë se në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit” janë konstatuar të thyera barrierat anësore të njërit krahë të kësaj ure.
Gjithashtu u raportua së në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qira nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.
Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.