TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare Sevo Tarifa, publicist, shkrimtar, veteran i i LANÇ.
Sevo Tarifa ka qenë dhe ish- sekretari i Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, në bordin drejtues të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, ish-sekretar i Enver Hoxhës dhe bashkëredaktor në disa nga veprat e tij.
Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e Tarifës me anë të postimeve në rrjetet sociale.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë se njeriu ynë i shtrenjtë, Sevo Tarifa, u nda sot nga jeta në moshën 96 vjeç. U jemi mirënjohës të gjithë atyre që e kanë dashur dhe e kanë çmuar këtë njeri të mirë dhe patriot të zjarrtë”, ka lajmëruar familja e të ndjerit.
Sevo Tafifa ishte babai i diplomatit dhe pedagogut Fatos Tarifa si dhe gjyshi i këngëtares së njohur Eneda Tarifa.