TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

6 fshatra të Vlorës vuajnë nga mungesa e infrastrukturës, ndërsa u duhet të përdorin një rrugë totalisht të amortizuar. Banorët shprehen se rruga është një nga arsyet kryesore të emigrimit, ndërsa institucionet e shtetit nuk u kanë dhënë zgjidhje përveç premtimeve.
Ata shprehen se kjo situatë mund t’i çojë në bojkotimin e zgjedhjeve.
Kjo rrugë lidhë 6 fshatra të Vlorës.
Ky segment është 20 kilometra i gjatë, fillon nga hyrja e fshatit Velcës dhe përfundon në fshatin më të largët që është Vërmiku.
Rruga e amortizuar është një nga sheqtësimet kryesore të banorëve, të cilët shprehen se nuk ka parë kurrë investime të mirëfillta.
“Rruga është për ibret, e shihni vetë, ç’mund të them më shumë. Ne e kemi bërë ndonjëherë edhe paratë tona, kemi paguar dhe kemi marrë mjetet”, shprehet një banor.
“Rruga është e amortizuar, pasi është vend i thyer dhe uji mbetet në të. Kanale nuk ka, erdhi njëherë bashkia, bëri sikur punoi dhe e lanë prapë pa rregulluar”, tha një tjetër banor.
Rruga është një nga arsyet se pse banorët po braktisin fshatrat.
“Ikën njerëzit, nuk ka më. Ngelëm vetëm ne pleqtë këtu. Nuk ke me çfarë të vesh dhe të vish deri në Vlorë”, thotë ai./Ora News