AKTUALITET, 15 Janar 2023, 17:44

I dënuar me katër vite nga drejtësia greke, kapet në Kakavijë i shumëkërkuari shqiptar për vjedhje

I dënuar me katër vite nga drejtësia greke, kapet në

Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim, është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës.

Mësohet se, i kërkuari është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Pogonit.

Bëhet me dije se ky shtetas rezulton i kërkuar pasi është dënuar me katër vite burgim nga gjykata e Pirgo në Greqi për vjedhje.