TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SPAK ka marrë në pyetje personat e arrestuar për trafikimin e 430 kg kokainë në Frakull të Fierit. Abc News raporton se ka dhënë sqarime Enxhi Ferhati, e fejuara e Denilson Çervanakut.
Ajo merrej me komunikimet me e-mail me kompaninë në Kolumbi për blerjen e plehut kimik ku ishte fshehur kokaina por ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të aktivitetit kriminal.
Ajo ka thënë se është informuar nga partneri i saj pak ditë para se të kryheshin arrestimet. Kujtojmë që gjykata mori vendimin me 4 Janar për të lënë në burg 5 të akuzuarit Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Klajdi Matoshi, Redin Meshi dhe Julian Malaj.
Laboratori i drogës në Fier u zbulua në nëntor të vitit të kaluar, ku u sekuestrua edhe 430 kg kokainë.
Laboratori u zbulua pas një operacioni të DEA-s në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze. Droga ishte fshehur në një ngarkesë me pleh kimik u porosit nga vëllai i ish-kryeplakut të Frakullës, Viktor Çervanaku.
Droga u nis nga Kolumbia në maj dhe mbërriti në Shqipëri me kamion nga Mali i Zi në shtator.