AKTUALITET, 15 Janar 2023, 15:10

Tedi Blushi: Kjo është Tirana e vërtetë, përtej fasadave që shet Erion Veliaj!

Tedi Blushi: Kjo është Tirana e vërtetë, përtej

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, denoncoi përmes një reagimi në rrjetet sociale, situatën ku ndodhet sot rruga "Eshref Duka", në Njësinë Bashkiake Nr.9 të kryeqytetit, e lënë në harresë prej tetë vitesh nga Bashkia e Tiranës.

Postimi i Blushit:

Sot në Njësinë Bashkiake Nr.9, në Rrugën "Eshref Duka", një tjetër zonë e lënë në harresë prej 8 vitesh nga Bashkia e Tiranës.

Uji u ka arritur qytetarëve në pragun e shtëpive, që edhe në këtë me diell, u duhet të dalin nga banesat me çizme.

Kjo është Tirana e vërtetë, përtej fasadave dhe reklamave që shet Erion Veliaj!

Në 14 Maj Tirana do ta ndëshkojë me votë!