TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një autobot mësohet se ka shpërthyer në një karburant në autostradën Tiranë-Durrës.
Shpërthimi ka ndodhur teksa furnizohej pika e karburantit.
Autoboti i naftës me targat AA 627 IC mësohet se është djegur plotësisht. Fatmirësisht zjarri është shuar, ndërsa një person ka mbetur i lënduar. Si pasojë e shpërthimit, është krijuar trafik mjetesh në autostradë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë policia po heton shkaqet.