TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në aksin nacional Korçë-Pogradec.
Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Pirg, ndërsa mësohet se në të janë përfshirë një mjet dhe një fugon.
Burime nga vendngjarja thonë se pasi mjeti është përplasur me një fugon, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal. Mirëpo, fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.