AKTUALITET, 12 Tetor 2022, 10:36

A ekziston një video për Ervis Martinajn? Ja si përgjigjet gazetari Artan Hoxha

A ekziston një video për Ervis Martinajn? Ja si përgjigjet

Zhdukja e Ervis Martinajt që nga muaji gusht është shoqëruar me mistere të shumta, pasi nuk ka asnjë informacion për të, madje as policia nuk ka një version zyrtar për fatin e tij.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha u pyet në Abc për një video që qarkullon për Ervis Martinajn, por ai nuk dha detaje.

Pyetje: Hoxha ke thënë që ke parë një video?

Hoxha: Ku e ke dëgjuar ti këtë? Nuk po të them as e kam parë e as nuk e kam parë. Sepse në momentin që dikush thotë se e kam parë atë video ti duhet të shkosh tek Policia Gjyqësore, se ai të vjen tek dera te televizionit dhe unë nuk kam ndërmend të bëj spektakël. E kam bërë këtë, e kam provuar, e di ca shije ka. Më kanë çuar atje të vendi dhe  unë e kam nxjerrë lezetin.

Pyetje: Ku qarkullon video?

Hoxha: Nuk qarkullon asgjë më.