TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fatjon Murataj u verifikua ditën e djeshme nga forcat e policisë nëse ishte apo jo në banesën e tij, pasi gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Pasi ka firmosur procedurat, pasditen e së dielës, ai ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe dyshohet se është larguar në Kosovë dhe më pas drejt Turqisë.
“Është verifikuar mbi faktin se Fatjon Murataj ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Por burime të sigurta nga grupi hetimor konfirmuan se ditën e djeshme, një grup oficerësh policie, ashtu siç e parashikon dhe procedura, kanë shkuar në banesën e tij për të verifikuar nëse ka qenë apo jo në banesë. Pasi ka firmosur një procedurë të zakonshme për këdo person që është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në rrethana ende të pasqaruara për grupin hetimor, ai është verifikuar dhe gjatë orëve të mesditës, dyshohet se është larguar në Kosovë dhe më pas drejt Turqisë”, raportoi gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra.
Murataj është pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë mbrëmjen e së dielës në “Don Bosko”, ku u vra banakierja Mimoza Paja dhe mbetën të plagosur edhe 6 persona, mes tyre edhe një e mitur 10-vjeçare. Të plagosur mbetën Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli.
Fatjon Muratajt iu ndryshua masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie” në dhjetor të vitit të kaluar, dy muaj pas arrestimit. Ai u vu në pranga tetorin e kaluar pas zbulimit të një arsenali armësh në një apartament në zonën e Farkës, bashke me shtetasin Kristjan Gjini.
Por pas hetimeve, prokuroria e Tiranës zbuloi se në një prej kutive ku mbaheshin armët u gjet vetëm një gjurmë gishti e Muratajt dhe për këtë rikualifikoi veprën penale, nga ajo e mbajtjes pa leje të armëve të kryer në bashkëpunim në armë mbajtje pa leje në banesë. Pas kësaj, gjykata e shkallës se parë ka zëvendësuar masën e sigurisë nga ajo e “Arrestit në burg në “Arrest shtëpiak”.