TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prof. Dr. Bahadir Ҫelep, shef i Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme, ka folur këtë të hënë për kancerin e zorrës së trashë.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar simptomat dhe shkaqet e këtij kanceri, të cilat ndahen në gjenetik dhe ambiental. Mjeku ka theksuar që çfarë duhet të kenë kujdes pacientët që nga mënyra e ushqyerjes dhe deri te mospërdorimi i duhanit dhe alkoolit.
“Kanceri i zorrës së trashë, është kancer që përfshin të gjithë zorrën e trashë dhe pjesën e daljes së saj. Fatkeqësisht, përsa i përket Shqipërisë nuk kemi statistika të sakta, por nëse i referohemi statistikave të Amerikës, në ditët e sotme flitet për 150 mijë raste të reja të diagnostikuara çdo vit dhe fatkeqësisht rreth 50 mijë humbje jete nga kjo lloj sëmundje.
Është e katërta sëmundje më e shpeshtë onkologjike që hasim dhe e dyta përsa i përket vdekshmërisë. Është shumë e drejtë, muaji mars është muaji i sensibilizimit ndaj këtij kanceri.
Arsyet e shkaktimit të këtij tumori mund t’i ndajmë në dy faktorë, ata gjenetik dhe ambiental. Duke pasur parasysh që te faktori gjenetik nuk kemi shumë mundësi të ndërhyjmë, ajo që na mbetet në dorë është që të ndryshojmë ambientin tonë, ose faktorin ambiental. Është shumë i rëndësishëm ushqimi që ne përdorim, të cilat duhet të jenë të pasura në fibra. Duhet të qëndrojmë larg duhanit, alkoolit.
Është shumë e rëndësishme të theksojmë që disa pacientë vijnë pa pasur asnjë lloj shqetësimi, por pacientët që kanë gjakderdhje gjatë daljes jashtë, ndryshim të mënyrës së daljes jashtë, rënie në peshë, këputje trupore, rënie në peshë pa bërë ndonjë dietë të veçantë, fryrje të barkut këto janë simptomat më të shpeshta”, u shpreh ai.