AKTUALITET, 12 Mars 2023, 20:39

Pas Fierit një tjetër aksident në Sarandë/ Përplasen 2 automjete në hyrje të qytetit, plagosen 2 shoferët

Pas Fierit një tjetër aksident në Sarandë/ Përplasen 2
Aksidenti në Fier

Një aksident është regjistruar këtë të diel në Fier. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kastriot” të këtij qyteti. Një automjet u kthye përmbys në rrugë. Drejtuesi i mjetit është transportuar në spital. Në vendin e ngjarjes erdhën forca policie.

Pas Fierit një tjetër aksident në Sarandë/ Përplasen 2
Aksidenti në Sarandë

Një tjetër aksident ndodhi kur dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin në hyrje të Sarandës. Për pasojë të dy shoferët janë plagosur dhe janë transportuar në spital. Sakaq bëhet me dije se njëri prej tyre Geart Çoçka ka pësuar goditje në kokë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.