AKTUALITET, 12 Mars 2023, 20:13

Erisa Xhixho: Regjistri Kombëtar për Krimet Seksuale të bëhet funksional dhe i aksesueshëm nga çdo qytetar

Erisa Xhixho: Regjistri Kombëtar për Krimet Seksuale të
Erisa Xhixho

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, apeloi sot që pa asnjë vonesë krijimin dhe hapjen e Regjistrit Kombëtar për Krimet Seksuale dhe përcaktimin e kohës kur ai do të bëhet funksional dhe i aksesueshëm nga çdo qytetar. Xhixho tha se sot jemi në muajin e tetë të miratimit të ligjit dhe në muajin e dytë të hyrjes së tij në fuqi dhe është i patolerueshëm zvarritja e zbatimit të tij.

Reagimi i Erisa Xhixhos

Ligji për Regjistrin e të Dënuarve për Krime Seksuale u miratua më 22 korrik 2022 me shumicë absolute. Sot, 8 muaj pas miratimit të ligjit, regjistri ende nuk është i aksesueshëm për çdo qytetar.
Ligji cakton përgjegjësitë specifike për institucionet, të cilat duhet të krijojnë regjistrin brenda 6 muajve nga momenti i miratimit të ligjit në Kuvend.
Sot jemi në muajin e tetë të miratimit të ligjit dhe në muajin e dytë të hyrjes së tij në fuqi!
Duke e cilësuar të patolerueshme zvarritjen e zbatimit të këtij ligji, si nënë, si grua, si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, i jam drejtuar institucioneve përgjegjëse me një kërkesë për shpjegime mbi arsyet që pengojnë krijimin dhe hapjen e Regjistrit Kombëtar për Krimet Seksuale dhe përcaktimin e kohës kur regjistri do të bëhet funksional dhe i aksesueshëm nga çdo qytetar.
Qëlllimi i ligjit është mbi te gjitha parandalimi i krimeve seksuale ndaj grave, vajzave dhe fëmiijëve. Vetëm një javë më parë, shoqëria jonë u përball me një krim monstruoz: vrasjen e tre grave, të cilat edhe më parë kishin qenë viktima të dhunës së këtij personi!
Çdo qytetar pyet sot pse ky regjistër nuk është i aksesueshëm në e-Albania sipas përcaktimeve ligjore?