AKTUALITET, 13 Mars 2023, 09:01

Xhama të thyer nga plumbat/ Çfarë ka mbetur një ditë pas atentatit me një të vrarë dhe pesë të plagosur

Xhama të thyer nga plumbat/ Çfarë ka mbetur një ditë

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në zonën e Don Boskos, ku një grua mbeti e vrarë dhe pesë persona të tjerë u plagosën, ajo çfarë ka mbetur janë vetëm xhama të thyer të lokalit dhe dëme të tjera materiale.

Dyshohet se objektivi i atentatorëve ka qenë Sahit Murati, xhaxhai i Fation Muratit, një person me precedent penal.

Një nga pistat e hetimit është ajo e hakmarrjes, që lidhet me Fationin Muratin, i cili ka qenë në arrest shtëpie. Dyshohet se ky person është larguar jashtë shtetit duke thyer masën e sigurisë.

Autorët dyshohet se kanë qenë dy persona, të cilët pasi kanë kryer krimin janë larguar në drejtim të paditur.

Pesë personat e plagosur së bashku me vajzën 10 vjeçare ndodhen në spitalin e Traumës.

Viktima

Mimoza Paja

Të plagosurit

Sahit Murati

Astrit Meraj,

Emanule Sala,

Ermir Bejuku

Genc Shohalli.