TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e Don Boskos, ku një banakiere mbeti e vrarë dhe gjashtë persona të tjerë u plagosën.
Sipas të dhënave të para, mes personave të plagosur dyshohet se ka mbetur edhe një fëmijë i mitur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku autorët kanë qëlluar me breshëri duke lënë një viktimë dhe gjashtë të plagosur.
Banakierja është vrarë në mënyrë aksidentale, ndërsa paraprakisht dyshohet se objektivi ka qenë një nga personat e plagosur.
Pika kontrolli janë ngritur nga policia me qëllim kapjen e autorëve të ngjarjes.