AKTUALITET, 12 Mars 2023, 21:07

"Qindra milionë euro për djegësat në kontot e Ramës, ‘Don Agaçios’, Veliajt, Ahmetajt"/ Berisha shpërndan reportazhin e VOA-s për inceneratorin e Elbasanit

"Qindra milionë euro për djegësat në kontot e
Rama në përurimin e inceneratorit të Elbasanit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për skandalin e inceneratorëve, që ekzistojnë në letra dhe marrin fondet nga buxheti i shtetit, edhe pse nuk punojnë.

“Qindra milionë euro për djegësat në kontot e Edi Ramës, “Don Agaçios”, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt etj. Sot asnjë djegës nuk ekziston!”, shkruan Berisha në një tekst të shkurtër që shoqëron një kronikë të Zërit të Amerikës për situatën me mbetjet në Elbasan të cilat kanë filluar dhe derdhen në brigjet e lumit Shkumbin.

Qindëra milionë euro për djegësat në kontot e Edi Ramës, “Don Agaçios”, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt etj. Sot asnjë djegës nuk ekziston!

Në Elbasan, instaluan për djegës një hekurishte të viteve ‘70 të skaduar. Në Fier dhe Tiranë djegësat nuk ekzistojnë! Edi Rama firmosi, në shkelje flagrante të ligjit, kontratën pa tender me negociata të mbyllura. Ai kreu në 24 orë, 17 procedura burokratike shkresore dhe vodhi me organizatën e tij kriminale 26 milionë euro. Sot plehrat e qarkut të Elbasanit hidhen në lumin Shkumbin. Vjedhje, krim, krim dhe vjedhje! Lexoni kronikën e Zërit të Amerikës!"-shkruan Berisha.