AKTUALITET, 23 Dhjetor 2025, 16:35

Nën hetim për sulmin kibernetik ndaj institucionit të drejtësisë, del nga SPAK pas 2 orësh ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili!

Nën hetim për sulmin kibernetik ndaj institucionit të

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme, pasi është marrë  zyrtarisht nën hetim nga SPAK.

Ismaili qëndroi përreth 2 orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai akuzohet për veprat penale: Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.

Gjithashtu ai u thirr për t’u marrë në pyetje në lidhje me tentativën e hakërimit të SPAK edhe me datën 2 tetor të këtij viti.

Sipas burimeve, Prokuroria e Posaçme ka marrë informacion më 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Por, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Prokurorisë së Posaçme, i cili mbeti i pacënuar, sipas SPAK, falë masave të sigurisë.