AKTUALITET, 23 Dhjetor 2025, 14:41

“S'shkoni në kërkim të justifikimeve, por të suksesit”/ Rama i jep medaljen e artë gjimnazistit nga Pogradeci: Vëllai yt binjak e ka një 9 dhe nuk e merr dot

“S'shkoni në kërkim të justifikimeve, por të

Kryeministri Edi Rama ndau sot “Medaljet e Arta” për gjimnastët, të cilët kanë përfunduar ciklin shkollor pa asnjë 9.

Gjatë fjalës së tij dhe ndarjes së medaljes, kryeministri Rama nuk i kurseu as batuta me një djalë nga Pogradeci, i cili ka një vëlla tjetër binjak, por që sipas Ramës nuk e merr dot medaljen sepse ka një 9.

Pavarësisht se do ta marrë medaljen, Rama e inkurajoi se “ajo 9 do ta beje qe ne pjesën tjetër te rrugëtimit ta kaloi vëllain”.

“Nuk shkoni në kërkim të justifikimeve por në kërkim të suksesit. Për këtë arsye ju jeni shembull frymëzues edhe për mua dhe unë ju falenderoj për këtë.

Më thanë që këtu ka një djalë që vjen nga Pogradeci dhe është vëllai binjak i një djali tjetër dhe nuk e merr medaljen e artë sepse ka marrë një 9. Kjo 9 bën që në atë shtëpi të shkojë vetëm një medalje

Nuk dua t’i them djalit që do marrë medaljen asgjë, por dua ti them atë që nuk do ta marrë medaljen që ajo 9 nuk e ben aspak që të ndihet i dyti pas vëllait. Unë kam bindjen që ajo 9 në pjesën tjetër të rrugës ta kalojë vëllain. Nuk i japim dot medaljen se nuk na takon, por do ta gjejmë një zgjidhje që ai të mos mjaftohet me fjalët e tua, por ta ketë një shenjë për ta lënë në shtëpi” tha Rama.